Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni i udhëhequr nga AAK-ja do të kalojë 20% të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se secila parti opozitare kalon 20%.
E për Lëvizjen Vetëvendosje thotë se nuk do ta mbërrijë 30% të votave.
“Mund të jemi befasia e këtyre zgjedhjeve me rezultat, janë disa thonë në fillim të injorojnë, pastaj të përqeshin e në fund të sulmojnë, pastaj. Një pjesë e sulmeve që i kam prej tyre është që po i shohin rezultatet. Vetëm Aleanca ka arritje mbi 15%, koalicioni ynë kalon 20%. Unë mendoj që secila parti opozitare ka me arrit mbi 20%, e Kurti nuk e kalon 30%”, ka thënë Haradinaj.
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...