Një gjykatëse federale tha të hënën se Departamenti i Drejtësisë mund ta publikojë raportin e Prokurorit të Posaçëm Jack Smith mbi çështjen ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020.
Vendimi i gjykatëses Aileen Cannon, e emëruar nga zoti Trump, është zhvillimi i fundit lidhur me raportin e Prokurorit të Posaçëm mbi dy çështje të lidhura me zotin Trump, por nga të cilat Departamenti i Drejtësisë u tërhoq pasi zoti Trump fitoi zgjedhjet, në bazë të një praktike të hershme të Departamentit të Drejtësisë për të mos ngritur padi penale ndaj presidentëve që janë në detyrë.
Gjykatësja Cannon më parë kishte bllokuar përkohësisht Departamentin e Drejtësisë të publikonte raportin. Urdhri i fundit i saj të hënën i hap rrugën publikimit të pjesës së raportit mbi ndërhyrjet në zgjedhjet e vitit 2020.
Ajo caktoi një seancë për të premten për të përcaktuar nëse departamenti mund t’u japë ligjvënësve pjesën e raportit për çështjen e dokumenteve të klasifikuara.
Departamenti ka thënë se nuk do ta zbulojë publikisht atë pjesë për sa kohë që procedimet penale kundër dy të pandehurve të tjerë për këtë çështje mbeten të hapura./voa
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...