Një grua 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda një apartamenti në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.
Rasti është raportuar sot rreth orës 11:30.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se pas pranimit të informacionit, ekipet policore dhe mjekët emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas tij, përkundër që ka elemente që sugjerojnë vetëvrasje, policia ka nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
“Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetime intensive dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit,” ka deklaruar Borovci./Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...