11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bëri publike shifrat duke theksuar se Shqipëria është në rrugë të mbarë për sa i përket rritjes së qëndrueshme në nivel fluksesh hyrëse, si dhe ka konsoliduar një ofertë turistike dhe të diversifikuar.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale teksa shprehet se këto shifra e bëjnë vitin 2024 një tjetër vit rekord që na dëshmoi se Shqipëria nuk është thjesht kuriozitet i momentit.
“11,7 milionë vizitorë të huaj ose 15% më shumë se viti 2023, e bën vitin 2024 një tjetër vit rekord që na dëshmoi se Shqipëria nuk është thjesht kuriozitet i momentit, por ka shtruar për së mbari rrugën e saj në rritjen e qëndrueshme në shifra, në krijimin e një oferte serioze e të diversifikuar, si dhe ofrimin e përvojave unike në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj”, tha Rama.
“Konsolidimi i tregjeve të Europës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca, Spanja apo Britania, përveç rritjeve nga vendet e rajonit dhe afrimi i vizitorëve nga tregjet e largëta aziatike dhe amerikane, shoqëruar me impaktin e jashtëzakonshëm në ekonomi siç janë 3,8 miliardë euro të gjeneruara nga turizmi vëtëm në 9 muajt e vitit 2024 apo rritja e standardeve të strukturave akomoduese janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet, promovimit prestigjoz dhe eksperiencave të mira të krijuara vit pas viti”, shkruan Rama.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë