Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka adresuar një mesazh mbështetjeje për qytetarët në Gadime, duke theksuar se fryma e ndryshimit po ndihet në çdo anë të Kosovës.
“Gadime, veç! Jo një qytet, jo një komunë; Gadime veç, jemi shumë! Ta kuptoni, LDK ka popullin pas!”, ka shkruar ai.
Ai ka vlerësuar përkushtimin e ekipit të LDK-së në terren, duke përmendur kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, si një udhëheqës që po ndihmon në ngritjen e frymës së ndryshimit.
“Imri Ahmeti me ekipin e tij, po ngrisin frymën e ndryshimit në çdo anë. Për këtë, jemi krenar!” – është shprehur Abdixhiku, duke shtuar se LDK do të dalë faqebardhë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në përmbyllje të mesazhit të tij, Abdixhiku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se LDK mbetet parti e popullit./Arbresh.info/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit