Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, në tubimin elektoral në Ferizaj, ka thënë se vizioni i këtij subjekti politik mbështetet në ekonomi të qëndrueshme.
“Programin e kam bërë bashkë me ju. Për mua nuk janë problem partitë politike në Kosovë, për mua preokupim është gjendja e qytetarëve, e atij pensionisti që nuk mund të mbulojë shpenzimet mujore, nëna e re që nuk ka mundësi ta regjistrojë fëmijën në çerdhen publike dhe nuk ka para të mjaftueshme për ta dërguar në çerdhen private. Vizioni im është ekonomia e qëndrueshme, e cila nuk mund të jetë pa sektor privat të zhvilluar, pa ndërmarrje e ndërmarrës, prandaj në programin tonë kemi paraparë reforma strukturore, edhe në pjesën e politikave fiskale edhe në lehtësimin e qasjes në financa,” ka thënë Hamza.
Ai ka përmendur edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar si projektin më të suksesshëm politik dhe ushtarak të gjithë historisë së Kosovës.
“Jam krenar që jam kandidat për kryeministër prej Partisë Demokratike të Kosovës, parti që e kanë themeluar dhe udhëhequr dy liderët tanë më të suksesshëm, të cilët janë krijues të shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli,” ka thënë ai.
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...