Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi në Kaçanik, vlerësoi rëndësinë historike të këtij qyteti dhe rolin e tij në kthesat e mëdha për Kosovën.
“Ky vend, ku është shkruar historia më e rëndësishme e Kosovës dhe janë marrë vendime kyçe për ekzistencën e shtetit tonë, mbetet frymëzim për të gjithë ne,” tha Abdixhiku, duke shtuar se Kaçaniku është simbol i lirisë dhe pavarësisë së vendit.
Ai theksoi se ashtu siç nisi kthesa historike për Kosovën në Kaçanik, po ashtu do të fillojë edhe ringritja e madhe e LDK-së.
“Pasuria e kësaj toke dhe historia e saj janë trashëgimi e popullit tonë, që na japin forcë për të ndjekur rrugën e ndritur drejt së ardhmes,” tha Abdixhiku.
Kreu i LDK-së vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve në tubim, duke e cilësuar si dëshmi të bashkimit mes LDK-së dhe popullit. “Kaçaniku po i prinë rendit të gjatë të qyteteve për ndryshim,” tha ai.
Naim Murseli: Ditën kur më kanë arrestuar, policia më ka rra...
Një ditë pas lirimit me kusht nga Haga, Haradinaj viziton Fa...
“Mashtroi ndërkombëtaret?” – Avokatja: Si është e mundur Tha...
Ministri serb e quan provokim aleancën ushtarake Kosovë-Kroa...
Mbahet takimi trepalësh Shqipëri-Kosovë-Kroaci, FSK: U konfi...
Një mungesë e madhe për Barcelonën ndaj Atletico Madridit