Amad Diallo ka fituar një rritje të madhe page te Manchester United falë një kontrate të re.
22-vjeçari nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare e gjysmë këtë javë, duke e zgjatur qëndrimin e tij në Old Trafford deri në qershor 2030.
Amad tani do të marrë 120,000 euro në javë – mbi trefishin e shumës që fitonte më parë.
Marrëveshja e re e Amadit e ngjit atë shumë më lart në listën e pagave të Man United dhe mbi lojtarët si Rasmus Hojlund, Alejandro Garnacho dhe Diogo Dalot.
Ndërkohë, Kobbie Mainoo thuhet se fiton më pak nga të gjithë lojtarët e United.
Casemiro kryeson listën si lojtari më i paguar i klubit, duke marrë 400,000 euro në javë.
Ai ndiqet nga Marcus Rashford dhe kapiteni i klubit Bruno Fernandes , të cilët të dy fitojnë një pagë javore prej 350 mijë euro.
Mason Mount – i cili ka bërë vetëm 32 paraqitje që kur iu bashkua Man Utd në korrik 2023 – renditet i katërti në listën e fituesve të klubit, duke fituar 280,000 euro në javë.
Dhe Antony – i cili i kushtoi Djajve të Kuq 100 milionë euro gati tre vjet më parë – fiton një pagë javore prej 230 mijë euro.
Ai ndiqet nga lojtarë si Matthijs de Ligt , Harry Maguire dhe Christian Eriksen.
Lisandro Martinez, Victor Lindelof, Andre Onana, Leny Yoro, Noussair Mazraoui dhe Manuel Ugarte, janë po ashtu pjesë e listës. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...