Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka deklaruar se është i lumtur që skuadra e tij ka arritur në finalen e madhe të Superkupës së Spanjës.
“Los Blancos” të enjten mbrëma triumfuan ndaj Mallorcës me rezultat 3-0, duke siguruar një përballje në finale kundër rivalëve të përbetuar, Barcelonës.
Strategu italian e konsideron sfidën me Barcelonën si një ndeshje të paparashikueshme. Sipas tij, ndonëse është e vështirë të parashikohet se si do të zhvillohet finalja, ajo pritet të jetë argëtuese.
“Në kohët e fundit, ‘El Clasico’ ka qenë gjithmonë i paparashikueshëm. Ka pasur ndeshje që ne i kemi fituar lehtësisht dhe të tjera ku kemi humbur 0-4,” ka thënë Ancelotti.
“Është e vështirë të dihet si do të shkojë finalja, por ajo do të jetë argëtuese, pasi në fushë do të ketë shumë talent. Ne do të përpiqemi të bëjmë më mirë se Barcelona,” ka përfunduar trajneri italian.
Finalja mes Real Madridit dhe Barcelonës do të luhet të dielën, në orën 20:00./rtk
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...