Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar sot vendimin për rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta.
Sipas vendimit të miratuar, pensionet për kategoritë e luftës do të rriten për 20%, duke përfshirë familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, pjesëtarët e UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, viktimat civile dhe familjet e tyre.
Ky vendim u miratua nga të gjithë pjesëtarët e kabinetit të Qeverisë që ishin të pranishëm në mbledhjen e sotme.
Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, tha se rritja për të gjitha kategoritë e veteranëve, invalidëve dhe viktimat e dhunës seksuale do të jetë 20 për qind mbi shumën e tanishme pensionale.
“Për familjen që ka dhënë një dëshmor, rritja do të jetë 20 për qind, ndërsa për familjen që ka dhënë dy apo më shumë dëshmor, rritja do të jetë më e madhe. E njëjta vlen edhe për pensionet për familjet e zhdukurve”, tha ai./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...