Me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova sot në sallën e Teatrit Kombëtarë të Kosovës u mbajt akademia përkujtimore në të cilën morën pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, familja e Ibrahim Rugovës e shumë personalitet të njohura nga gjithë vendi, transmeton arbresh.info.
Në një falë rasti, e para e vendit tha se Ibrahim Rugova udhëhoqi rezistencën paqësore për lirinë e Kosovës.
“Është nder i jashtëzakonshëm për mua që të nderoi njeriun e veçantë të Kosovës, trashëgimia e të cilit është thesari ynë, Pavarësia e Kosovë. Presidenti Rugova na e dëshmoj forcën e vullnetit për të vendosur themelet e shtetësisë në një kohë kur ëndrrat nuk bëheshin realitet” tha Jahjaga.
Sipas Jahjagës, Rugova i dha jetë miqësisë së përjetshme me SHBA që i vë gurthemelin shtetit të ri të Kosovës.
“Në këtë dhjetëvjetor kujtojmë me dhimbje se sa ironike është jeta se për pak kohë nuk e la ta gëzojë ditën e pavarësisë për të cilën punoi vet”, tha Jahjaga.
Presidentja tha se Ibrahim Rugova na dha forcë për ruajtjen e unitetit të popullit dhe dëshmoi forcën e vullnetit për të ecur përpara.
Ajo tha se sot ndjehen krenar që Rugova udhëhoqi Kosovën drejt lirisë dhe paqes.
Në fund të akademisë përkujtimore, Filharmonia e Kosovës ekzekutoi disa pika muzikore klasike në nderim të Presidentit Rugova./Arbresh.info
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...