Gjendja në sektorin energjetik në Kosovë është përkeqësuar për shkak të rënies së blloqeve të KEK-ut.
Pjesa më e madhe e konsumit është duke u siguruar nga importi, pasi në prodhim vendor gjatë dy ditëve të fundit është vetëm një bllok. Kjo bën që prodhimi total të jetë rreth 250 megavatë/orë, ndërsa konsumi shkon në mbi 1000 megavatë/orë.
Sipas Viktor Buzhalës, zëdhënës në KEDS, furnizimi me energji elektrike është stabil duke pasur parasysh që janë duke u importuar rreth 700 MË/h energji elektrike. Megjithatë, i bëhet apel të gjithë konsumatorëve që ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike.
“KEDS po bën maksimumin për furnizim stabil, kur importi po shkon deri në mbi 700 megavatë/orë, por ky nivel i konsumit kur prodhimi vendor është në pikën më të ulët po krijon vështirësi të jashtëzakonshme pasi sigurimi i importit është thuajse i pamundur sepse ka mungesa të mëdha edhe në rajon”, tha Buzhala.
Dihet se në tërë Ballkanin po mbretëron një mot i acartë dhe kjo e ka rritur ndjeshëm edhe kërkesën për energji.
Përdorimi i formave alternative të ngrohjes, siç janë lëndët djegëse aty ku ka mundësi është domosdoshmëri në mënyrë që kjo situatë e paplanifikuar të tejkalohet sa më lehtë.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...