EULEX i ka dhuruar një veturë Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) .
Kjo sipas njoftimit, për të lehtësuar punët e tyre të përditshme, shkruan Arbresh.info.
“Si pjesë e mbështetjes sonë të vazhdueshme dhënë Instituti për Mjekësinë Ligjore në angazhimin e tyre për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur në lidhje me konfliktin e Kosovës, ne i dhuruam sot një automjet për të lehtësuar punët e tyre të përditshme.”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Sipas njoftimit, Udhëheqësi i Shtyllës së EULEX-it për Mbështetje Operacionale, Carlos Pereira, dhe Udhëheqësja e Ekipit të Mjekësisë Ligjore të EULEX-it, Luisa Marinho, ia dorëzuan veturën U.D. Drejtorit të Përgjithshëm të IML-së, Ditor Haliti.
Duke konfirmuar kështu, siç thuhet në njoftim, zotimin e Misionit për bashkëpunim të ngushtë me IML-në dhe institucionet e tjera përkatëse për t’u ndihmuar në dhënien e përgjigjeve familjarëve dhe më të dashurve të personave të zhdukur dhe për realizimin e të drejtës së tyre për të ditur të vërtetën./Arbresh.info/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?