Dy muaj pasi u paralajmërua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, njëherazi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, propozimi i qeverisë për të ulur çmimin e energjisë për abonentët familjarë është marrë në shqyrtim nga Enti Rregullator i Energjisë.
Bordi i ERE-s do të mblidhet të martën dhe do të diskutojë uljen e mundshme të çmimit.
Nëse propozimi i zv.kryeministres Balluku do të miratohet, ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës.
Nëse vendimi për rishikimin e çmimit për familjarët do të ndryshojë të martën, ai pritet të hyjë në fuqi nga 1 shkurti. Aktualisht çmimi i energjisë për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë.
Plani i qeverisë është që familjet të cilat do të konsumojnë më pak se 800 kilovat-orë energji elektrike në muaj, në të ardhmen të paguajnë më pak./tch
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...