Bora dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë veriun dhe juglindjen e vendit.
Në Mashkullorë të fshatit Panarit në Korçë trashësia e borës ka arritur në rreth 1 metër e gjysmë duke izoluar banorët e zonës. Bashkia e Korçës po punon për të hapur rrugën e fshatit.
Bora ka zbardhur Dardhën dhe Voskopojën ndërsa në zonat malore të Kukësit trashësia e saj i ka kaluar 40 cm.
Në rrugët kombëtare sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar automjetet mund të qarkullojnë pa probleme, por kur udhëtojnë në zona malore drejtuesit duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
Për shkak të masave ajrore të ftohta e të lagështa me origjinë nga veriperëndimi sinoptikanët parashikojnë një javë me mot të paqëndrueshëm.
Kthjellimet pritet të alternohen me vranësira. Të mërkurën parashikohen reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit sipas sinoptikanëve priten reshje me intensitet mesatar. Ndërsa në lartësitë 1000-1200m parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.
Temperaturat e ajrit pritet të bien dhe termometri të shënojë vlera nga -1 deri në jo më shumë se 19 gradë celcius. /abcnews.al
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...