Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen pas dështimit të bisedimeve për formimin e një koalicioni qeverisës me Social Demokratët. Ai theksoi se palët nuk kanë arritur të bien dakord për çështjet kyçe dhe se kjo ka bërë të pamundur formimin e një qeverie që do të sigurojë një të ardhme pozitive për Austrinë.
“Kemi provuar gjithçka deri në këtë pikë. Një marrëveshje për pikat kyçe nuk është e mundur, kështu që nuk ka kuptim për një të ardhme pozitive për Austrinë”, është shprehur Nehammer.
Bisedimet për koalicionin, të nisura mes Partisë Popullore të Kancelarit dhe Social Demokratëve, erdhën pas tërheqjes së papritur të partisë liberale Neos. Megjithatë, këto bisedime dështuan, pasi të dyja palët nuk mundën të gjenin një marrëveshje për reformat thelbësore. Liderja e Neos, Beate Meinl-Reisinger, theksoi se nuk ka pasur përparim dhe se anëtarët e partisë së saj nuk do të vazhdojnë më bisedimet.
Në këtë kontekst, mbajtja e zgjedhjeve të reja duket si hapi i ardhshëm i mundshëm në Austri, pas dështimit të krijimit të koalicionit. Partia e Lirisë, e udhëhequr nga Herbert Kickl, kishte fituar zgjedhjet kombëtare të shtatorit me 29.2% të votave, por të gjitha partitë e tjera refuzuan të punonin me të.
/rtsh.al/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë