Komandanti i KFOR-it, gjenerali Enrico Barduani, ka komentuar sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit dhe kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri pas shpërthimit të 29 nëntorit.
Në një intervistë, për Kosovoonline Barduani ka theksuar se pas incidentit, KFOR-i ka vendosur menjëherë njësi për të siguruar zonën e Zubin Potokut dhe për të mbrojtur kanalizimin e dëmtuar.
Gjenerali Barduani ka shtuar se, sipas marrëveshjes NATO-Kosovë të vitit 2013, çdo dërgim i FSK-së në veri të Kosovës kërkon miratimin paraprak të komandantit të KFOR-it.
“Pas shpërthimit, KFOR-i vendosi menjëherë njësi për të siguruar zonën e Zubin Potokut rreth kanalit të dëmtuar dhe ofroi mbështetje për institucionet në Kosovë, duke përfshirë ndihmën logjistike, inxhinierike dhe për asgjësimin e mjeteve shpërthyese. Në përputhje me marrëveshjen NATO-Kosovë të vitit 2013, çdo mision i mundshëm i Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon miratimin paraprak të komandantit të KFOR-it. Në bazë të vlerësimit të sigurisë dhe veprimeve të vazhdueshme të KFOR-it, nuk kam dhënë autorizim të tillë sepse situata është menaxhuar efektivisht nga Policia e Kosovës, me mbështetjen e EULEX-it dhe KFOR-it. Në të ardhmen, Kfor-i vazhdon të ofrojë mbështetje shtesë sipas nevojës, duke mbajtur një koordinim të ngushtë me institucionet në Kosovë”, tha ai./Arbresh.info
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...