Laert Vasili i është bashkuar diskutimit që Valbona Mhilli dhe Jozi po bënin në verandën e shtëpisë së Big Brother VIP, teksa në një moment ka zbuluar arsyen e futjes në program.
Ai u shpreh se do të realizojë një premtim që i ka dhënë nënës së tij, për të shpëtuar banesën.
Ndër të tjera ai ka përsëritur sërish se nuk ka hyrë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për të krijuar romancë.
“Mua nuk më ka dhënë njeri të kem kultin e drejtësisë. Këtu në shtëpinë e vëllait të madh nuk mund të kesh të dashur, pasi të kesh të dashur duhet të kesh marrëdhënie fizike. Nëse këtu ke marrëdhënie fizike fluturon jashtë, unë nuk kam ardhur këtu për të fluturuar jashtë”, tha ai.
Aktori i njohur tutje shtoi: “Këtu kam ardhur për të përmbushur premtimin që i kam bërë mamasë sime, të bëjë të pamundurën të shpëtoj shtëpinë që po na e merr banka. Ky është qëllimi im madhor”.
Në shtëpi po vazhdojnë situatat mes banorëve edhe pse është vetëm fillimi i programit. /Telegrafi/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan