Bashkimi Evropian konsideron se çështja e certifikimit për zgjedhjet e parlamentare në Kosovë, nuk bën të politizohet.
Institucionet e Brukselit i porosisin anëtarëve të KQZ-së se ata kanë përgjegjësi për të ruajtur garancitë demokratike pavarësisht nga përkatësia e tyre politike.
“Një çështje e tillë themelore nuk duhet të politizohet dhe të përdoret si zë në fushatën elektorale”, thuhet në komunikatën për shtyp të lëshuar nga BE-ja.
Në këtë komunikatë nënvizohet se të gjithë kandidatët e kualifikuar duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje të lira dhe të drejta, në përputhje të plotë me ligjin e Kosovës.
“Përderisa Kosova dhe qytetarët e saj gëzojnë një demokraci të gjallë, “mos certifikimi i një partie politike për shkak të konsideratave politike dhe jo procedurave ligjore do të ishte një pengesë serioze”, thuhet në komunikatë ku nënvizohet gjithashtu se procesi i certifikimit duhet të bazohet në standarde dhe procedura ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, dhe jo në konsiderata politike.
Brukseli porositë se procesi i zgjedhjeve të 9 shkurtit duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike.
Shprehet pritja që KQZ, të sigurojë tani me të gjitha mekanizmat e aplikueshëm një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, duke u mundësuar votuesve kosovarë që të shprehin qartë zgjedhjet e tyre./rtk
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli