Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çekun.
Në këtë diskutim u diskutuan tema të ndryshme duke përfshirë edhe rolin e komuniteteve fetare në forcimin e vlerave shoqërore dhe promovimin e tolerancës ndërfetare.
Myftiu Tërnava me këtë rast theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të Kosovës, duke potencuar kështu rolin konstruktiv të Bashkësisë Islame të Kosovës në krijimin e një shoqërie edhe më tolerante. Ai në veçanti u ndal te ruajtja e trashëgimisë kulturore, historike dhe fetare në Kosovë, ku falënderoi Ministrinë e Kulturës për renovimin e disa xhamive, si dhe për gatishmërinë për renovimin e pesëmbëdhjetë xhamive të tjera të vjetra.
Nga ana e tij, kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në ruajtjen e harmonisë fetare dhe kombëtare. Ai ritheksoi angazhimin e Qeverisë për të mbështetur të gjitha komunitetet fetare në vend, duke theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.


Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...