Rey Manaj në Turqi është sulmuesi më i kërkuar. Shqiptari është pjesë e Sivasspor, por pritet që palët të ndajnë rrugët mes tyre.
Trabzonspor është skuadra që këmbëngul për shërbimet e Manajt. Drejtuesit janë të gatshëm të shpenozojnë milionat për të transferuar lojtarin e Kombëtares shqiptare.
Në mediat turke bëjnë me dije se Trabzonspor pritet të shpenzojë 1.3 milionë euro dhe ofron 3 futbollistë të tjerë për Sivasspor për t’i bindur këto të fundit të lënë Manajn të lirë.
Kujtojmë se 27-vjeçari ka kontratë të vlefshme me turqit deri në qershor të 2026. Këtë sezon lushnjari ka luajtur në 12 ndeshje ku ka arritur të shënojë 4 gola dhe të dhurojë edhe një asist./newsport
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...