Pas përfundimit të gjysmëstinorit, Trepça ka filluar të bëj disa ndryshime në rosterin e klubit për pjesën më të rëndësishme të sezonit.
Ditë më parë ata njoftuan largimin e Desmond Cambridge Jr, teksa atë e zëvendësoi Tekele Cotton i cili u paraqit mjaft mirë në ndeshjen e tij të parë debutuese ndaj Borës.
Gjatë ditës së sotme, kampionia e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se i ka dhënë fund marrëveshjes me qendrën Mouhamed Barro.
“Klubi ynë falënderon Mohamed Baron për kontributin, profesionalizmin e tij gjatë kohës që ishte pjesë e ekipit tonë. Me marrëveshje të ndërsjellë kemi vendosur t’i japim fund bashkëpunimit, duke i uruar atij suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.
Padyshim se Trepça ka menduar për zëvendësimin e tij dhe siç merr Arbresh.info, klubi mitrovicas ka arritur marrëveshje me qendrën amerikane, Michael Myers.
Ai pritet të jetë pasardhësi i Barros. Myers ka një karrierë të pasur ku ka luajtur në ekipe të ndryshme në Evropë si Bordeaux i Francës, Nymburku i Çekisë, Astana në Kazakistan.
Aventura e tij e fundit ka qenë në kampionatin turk saktësisht në skuadrën e Esenler Erokspor.
Ai pritet të zyrtarizohet ditëve në vazhdim nga klubi.
Teksa sezonin pranveror nis në fillimin e muajit janar./Arbresh.info
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...