Ditët e fundit të 2024-ës dhe ditët e para të 2025-ës parashikohet të mbizotërohen nga mot i qëndrueshëm.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri njofton se nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa do të ketë vranësira të pakta kalimtare në veri e lindje përgjatë relieveve malore.
Ditën e premte moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në veriperëndim të vendit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseverrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?