Sergio Ramos thuhet se ende ushqen shpresat për një rikthim të bujshëm në Real Madrid, pavarësisht se ishte një agjent i lirë që nga largimi nga Sevilla në fund të sezonit të kaluar.
Sipas AS, mbrojtësi 38-vjeçar është i etur për t’u ribashkuar me ish-klubin e tij në mes të krizës së tyre të dëmtimeve në mbrojtje, që ka parë që David Alaba, Eder Militao dhe Dani Carvajal të jenë jashtë fushave të gjelbra për periudha të gjata.
Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se një rikthim i Ramos në Santiago Bernabeu nuk ka gjasa të ndodhë.
Pavarësisht se ka marrë oferta nga klube të ndryshme, duke përfshirë ekipe në Turqi, Arabinë Saudite dhe MLS, Ramos mbetet pa klub.
Ramos ende nuk është bindur nga asnjë ofertë e marrë dhe ai po vazhdon të mbajë shpresa se do të marrë një telefonatë nga Real Madridi gjatë janarit.
Kërkesat e Ramos pritet të jenë më të ulëta në janar pasi ai kërkon të shmangë një periudhë të zgjatur pa luajtur.
Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer 16-vjeçare në Real Madrid, Ramos fitoi 22 trofe dhe shënoi 101 gola në 671 paraqitje. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...