Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka hapur thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit.
KQZ-ja i ka ftuar subjektet politike, organizatat joqeveritare, qeveritare, ndërkombëtare, përfaqësuesit e vendeve të huaj dhe mediat që të aplikojnë për akreditimin e vëzhguesve.
“Afatet për aplikim: Subjektet politike: 25 dhjetor 2024 – 4 shkurt 2025; Organizatat joqeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja: 11 – 25 janar 2025; Mediat vendore dhe ndërkombëtare: 21 janar – 4 shkurt 2025”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Më tej, KQZ-ja tha se vetëm vëzhguesit e akredituar nga ta do të lejohen të monitorojnë zgjedhjet dhe aktivitetet që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe Qendrën e Numërimit të Rezultateve.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...