Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se deri më tani janë ndarë tre milionë euro për përmirësimin e arsimit në Komunën e Malishevës.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka vendosur gurthemelin e çerdhes së re në fshatin Bellanicë.
‘Tre milionë euro i kemi ndarë deri më tani për arsim në Komunën e Malishevës. Me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci vendosëm gurthemelin e çerdhes së re në fshatin Bellanicë. Çerdhja do ketë një hapësirë prej 886.3 m2, e mjedis të përshtatshëm për edukim, zhvillim e socializim për 80 fëmijë të këtij fshati dhe tre fshatrave tjerë të Malishevës: Guncat, Temeqinë dhe Bardh”, shkroi Kurti./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...