Klubi turk, Fenerbahce ka etiketuar yllin kosovar të Mallorcas, Vedat Muriqin, si objektivin e madh të afatit kalimtar të janarit.
Gjatë verës, Sevilla u nda me sulmuesin Youssef El-Nesyri, pasi ai iu bashkua Fenerbahces në një lëvizje me para të mëdha.
Pak më shumë se gjashtë muaj më vonë, ai tani mund të shkojë në Arabinë Saudite – dhe kjo mund të ketë një efekt negativ për Mallorca.
Al-Nassr i Cristiano Ronaldos është i etur për të nënshkruar me En-Nesyri dhe sipas mediumit portugez O Jogo, Fenerbahce do të dëshironte të nënshkruante me yllin kosovar, Vedat Muriqin, si zëvendësues të tij.
Sipas mediumit, gjigantët turq janë të përgatitur të paguajnë deri në 10 milionë euro në përpjekjet e tyre për të mbyllur një marrëveshje të mundshme me Mallorcan për sulmuesin prizrenas.
Muriqi, i cili më parë ka luajtur për Fenerbahcen gjatë sezonit 2019/20, ka arritur të shënojë vetëm tre gola këtë sezon, edhe pse ai mbetet një lojtar i rëndësishëm për trajnerin e Mallorcës, Jagoba Arrasate.
Megjithatë, shfaqja e Cyle Larin, i cili ka barazuar numrin e golave të Muriqit në dy paraqitjet e tij të fundit – do ta bënte një shitje më të lehtë për t’u tretur për klubin me bazë në ‘Son Moix’. /Telegrafi/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...