Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se infermierja, Rukije Uka-Grjaqevci në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, është ndarë nga jeta.
Ajo kishte shërbyer më shumë se 20 vjet.
Në reagimin, thuhet edhe se SHSKUK e ka pritur këtë lajm me dhimbje,
Njoftimi i plotë:
Me dhimbje pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të infermieres sonë të respektuar, Rukije Uka-Grjaqevci, e cila për më shumë se 20 vjet shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, duke dhënë kontribut të çmuar në sallën operative të Klinikës Obstetrike-Gjinekologjike.
Ajo do të mbahet mend jo vetëm për aftësitë e saj të shkëlqyera profesionale, por mbi të gjitha, për humanizmin e saj të jashtëzakonshëm dhe kujdesin që shfaqte ndaj çdo pacienti.
Ishte shembull i vërtetë i dedikimit dhe dashurisë për profesionin e shenjtë të infermieres, duke u ndihmuar shumë grave, me profesionalizmin dhe përkushtimin e saj.
Në emër të të gjithë stafit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...