Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Gjilanit, në lidhje me një rast vjedhje të ndodhur më 23.12.2024 në një lokal afarist në rrugën “Gjinollët”.
“Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative hetimore si rezultat i të cilave veprime dhe bashkëpunimit me media e qytetarë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i këtij rasti L.I. (mashkull kosovar i vitit të lindjes 1999) i cili është intervistuar në bazë të procedurave ligjore’, thuhet në njoftim.
Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Vjedhje’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore./Arbresh.info
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...