Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, organizuan një aktivitet të veçantë me fëmijët dhe prindërit, punonjës në Kryeministri, një shembull i solidaritetit dhe kujdesit ndaj atyre që kontribuojnë çdo ditë në administratën shtetërore.
Gjatë këtij eventi, ata kanë kaluar disa momente festive së bashku me fëmijët, duke u ofruar një atmosferë të gëzueshme dhe me surpriza.
Në këtë aktivitet, fëmijët kishin mundësinë t’i gëzoheshin kësaj atmosfere me rastin e festave të fundvitit me aktivitete argëtuese si lojëra dhe shfaqje të ndryshme.
“Videokartolinë fëmijësh e prindërish të skuadrës së kryeministrisë”, shprehet Rama krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.
Gjithashtu për fëmijët u dhanë edhe dhurata simbolike nga Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama./atsh.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...