Marrëveshje ndërkombëtare dhe ligje të rëndësishme, të cilat janë miratuar vetëm në lexim të parë, rrezikojnë të kthehen në pikën zero.
Kjo, pasi seanca e 5 dhjetorit e Kuvendit të Kosovës ka gjasa të ketë qenë mundësia e fundit për t’i kaluar ato.
Ata që e përcjellin punën e legjislativit thonë se ligjet që kaluan në lexim të parë do të trajtohen nga fillimi gjatë legjislaturës së ardhshme.
Shoqëria civile fajëson të dy taborët politikë për mungesë kuorumi në seanca dhe për dështimin në plotësimin e agjendës legjislative.
16 ligje, të cilat arritën të miratohen në seancën e 5 dhjetorit të Kuvendit të Kosovës, tashmë do t’i nënshtrohen filtrit të Gjykatës Kushtetuese, pasi Partia Demokratike e Kosovës pretendon se ato janë kontestuar në procedurë, ndërsa Ligji për Byronë edhe në përmbajtje./rtk
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...