Bashkimi e ka mposhtur Sigal Prishtinën me 10 pikë epërsi, 83:73.
Ekipi nga Prizreni u tregua më efikas qysh në 10-minutëshin e parë të takimit, të cilin e fitoi me 11 pikë epërsi, 32:21.
Në çerekun e dytë triumfoi Sigal Prishtina me rezultat 17:13, ku e ngushtoi epërsinë, teksa në të tretin ishte sërish Bashkimi që triumfoi me rezultat 19:24.
Ndërsa, çereku i fundit ishte dramatik, të cilin në fund e fitoi Sigal Prishtina, por jo mjaftueshëm me pikë sa për të ndikuar në rezultatin e përgjithshëm.
Më i dalluari te Bashkimi ishte amerikani Smith, i cili shënoi 18 pikë, dha shtatë asistime e vodhi pesë topa, kurse te Sigal Prishtina u dallua Williams i cili shënoi 15 pikë.
Me këtë fitore, Bashkimi gjendet në vendin e dytë me 22 pikë, aq sa ka edhe Trepça që është në të parin, kurse Sigal Prishtina pozicionohet e pesta me 18 sosh./klankosova/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...