Pasditen e së shtunës në Sllatinë ka ndodhur një vetaksident.
Si pasojë është lënduar një person.
Rastin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 16:50, policia i është përgjigjur një njoftim për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Njësia e policisë është duke trajtuar rrethanat e aksidentit dhe kryerjen e procedurave për rastin.
Nga ky aksident janë shkaktuar kolona të shumta/Arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...