Gjykata Themelore në Gjakovë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimin prej 30 ditësh ndaj të pandehurit P.B., për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.
Gjykata tha se më 20 dhjetor të këtij viti, në Gjakovë, i pandehuri P.B., me dashje ka dashur ta privojë nga jeta të dëmtuarin Gj.B., për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme.
Sipas njoftimit, i pandehuri P.B., pasi ka takuar të dëmtuarin Gj.B., pas një fjalosjeje, e ka nxjerr psitoletën dhe ka shtënë në drejtim të tij duke e qëlluar në pjesë vitale të trupit.
“Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, ” Vrasja” e mbetur në tentativë, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake Ilir Rashkaj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të rënda, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, i ndikimit në prova dhe rreziku i ikjes”, thuhet në njoftim.
Më tej, bëhet e ditur se i pandehuri do të jetë në paraburgim deri më 19 janar të vitit 2025.
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...
Toni Domgjoni prezantohet tek Ballkani
Kurti: 26 vjet pa drejtësi për spastrimin etnik në veri të M...
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...
Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep de...