Një burrë nga Gjilani është sulmuar fizikisht nga disa persona.
Siç njofton policia, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me gjashtë fishekë e cila nuk është përdorur, si dhe një shkop i drurit i thyer me të cilën dyshohet se është goditur viktima.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Gjilan 20.12.2024, 22:40. Është raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me gjashtë fishekë e cila nuk është përdorur, si dhe një shkop i drurit i thyer me të cilën dyshohet se është goditur viktima. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë Gjilan dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...