Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg tronditi Gjermaninë dhe mbarë Europën.
Shumë viktima dhe shumë të plagosur ishte bilanci i ngjarjes tragjike, ku një burrë 50-vjeçar nga Arabia Saudite hyri mes turmës dhe mori para njerëzit. Sulme të tilla kanë qenë të shumta në Gjermani vitet e fundit.
Tetë vjet më parë, një kamion i drejtuar nga Anis Amri, një azilkërkues tunizian qe iu mohua e drejta e qëndrimit ne gjermani dhe lidhje me ISIS, shenjëstroi një treg Krishtlindjesh në Berlin. Ai drejtoi kamionin mes turmës dhe vrau 13 persona e plagosi dhjetëra të tjerë.
Amri u qëllua për vdekje disa ditë më vonë nga policia italiane në Milano.
Tregu i Krishtlindjeve i Strasburgut ishte skena e një sulmi tjetër vdekjeprurës nga një ekstremist i lidhur me ISIS në 2018 që vrau pesë persona.
Autoritetet gjermane parandaluan një sulm të mundshëm terrorist ne dhjetor në një treg Krishtlindjesh në Bavari, pas një informacioni nga një agjenci e huaj e inteligjencës.
I dyshuari 37-vjeçar nga Iraku u arrestua në akomodimin e përbashkët për azilkërkuesit në Augsburg. I arrestuari kishte shpërndarë postime në mediat sociale duke lavdëruar Shtetin Islamik (IS) dhe kishte fotografuar tregun e Krishtlindjeve në Augsburg./abcnews.al/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...