Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zbuluar detaje nga skenari që ka përgatitur opozita për protestën e radhës që do të mbahet më 23 dhjetor.
Berisha , deklaroi se të hënën do të ketë marshim dhe bllokim, teksa paralajmëroi surpriza dhe tronditje gjatë kësaj proteste.
“Marshim dhe bllokim më 23 dhjetor. Do të jem aty ku janë qytetarët. Qytetarët mezi presin të rrëzohet qeveria. Ka presion ndaj tyre. Të zvarrisësh një ish-president, një ish-kryeministër pa asnjë akuzë, është akt terrorizues, më i madhi pas ekzekutimit të një personi. Njerëzit kanë një urrejtje ndaj tyre. Kanë ca video që shpërndajnë, pa asnjë impakt. Ministret bëjnë raporterin, dhe atë se bëjnë dot. Nuk vijnë në asnjë debat. Debatet në studio janë të domosdoshme, por ato nuk vijnë. Parashikojmë një protestë të fuqishme. Skenari i saj është i fuqishëm. Ka tronditje të madhe brenda”, u shpreh Berisha./a2cnn
Barcelona rikthehet në krye të tabelës pas fitores me Levant...
Kosova publikon listën e gjerë për ndeshjen me Sllovakinë
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë
E dhimbshme: Mërgimtari humb jetën në aksident
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...