Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se konsultimet në lidhje me krijimin e një misioni paqeruajtës në Ukrainë janë duke u zhvilluar dhe se presidenti francez Emmanuel Macron po i ndihmon ata.
Zelensky tha se misioni paqeruajtës në Ukrainë është diskutuar gjatë takimeve në Bruksel dhe se tashmë ka marrë lajme pozitive.
“Emmanuel (Macron) kishte kontakte për këtë me disa liderë. Jemi në proces, por shoh që ka gjëra pozitive tek disa liderë”, tha presidenti ukrainas.
Zelensky nuk ka specifikuar se cili mund të jetë formati i misionit paqeruajtës, duke shtuar se është një çështje e ndjeshme dhe se detajet janë duke u diskutuar./abcnews.al
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...
Rooney jep deklaratën e papritur për Neymarin
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...