Dy persona janë arrestuar sot pasi që dyshohet se e kanë rrëmbyer një person në Pejë.
Sipas njoftimit për media, të dyshuarit nga qyteti i Ferizajt fillimisht e kanë kontaktuar viktimën për një borxh të vëllait të tij dhe më pas e kanë rrëmbyer duke e dërguar në drejtim të panjohur, përcjell Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 17.12.2024, rreth orёs 11:25, ka pranuar informacion nga dëshmitari i cili deklaron sot me datё 17.12.2024 rreth orёs 10:07, ka pranuar njё thirrje telefonike nga shoku i tij i cili i thot se dy (2) persona nga qyteti i Ferizajit, e kanё kontaktuar viktimën lidhur me njё borq tё vjetёr tё vëllait tё tij, pas takimit me tё dyshuarit viktima ёshtё rrëmbyer nga tё dyshuarit dhe ёshtё dёrguar nё drejtim tё panjohur”, thuhet në njoftim.
“Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, pas njё pune intensive, kanё pranuar informacion lidhur me lokacionin e personave tё dyshuar, nё koordinim me Stacionin Policor Podujevë, dy (2) tё dyshuarit e këtij rasti janё arrestuar nё Komunën e Podujevës”, thuhet më tej në njoftim.
Të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, ndërsa viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.
Të dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...