Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me stafin ushtarak dhe atë civil shqiptar në zyrat e NATO-s në Bruksel.
“Të gjithë ata që janë këtu dhe punojnë për të huajt nuk duhet të çuditen, herët a vonë ne do tu bëjmë propozime për t’u integruar në trupën e shtetit shqiptar me paga të ngjashme. Deri atëherë qëndroni të fortë dhe mbani vendin e punës që e keni fituar me shumë sprova. Jini krenar që kushedi sa italianë gjermanë e anglezë, keni lënë pa punë se u keni zënë vendin. Nuk kanë marrë punën që kanë dashur dhe misionit këtu në NATO u them mos e harroni që keni privilegjin që të punoni përditë në ambasadën më të madhe që ka Shqipëria jashtë”, tha Rama.
“Më erdhi mirë në mënyrë…si shqiptar kur pashë suedezët që ishin futur në një si cep këtu në kat parë mes farmacisë dhe dyqanit të fruta perimeve. Gjenerali këtu zyrën me pamjen nga deti. Uroj që këtë fundvit ta keni sa më të qetë e sa më të gëzuar. Të jem i sinqertë, nuk ua kam zili këtë qiellin pa diell. Faleminderit për pritjen”, u shpreh Rama.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...