Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka ndalur dy vetura në magjistralen Gjilan- Ferizaj, ku ka hasur nga 4 pasagjerë/migrantë nga India dhe Nepali.
Sipas njoftimit, dyshohet se e kishin destinacionin në drejtim të Shqipërisë për të vazhduar tutje drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
“Lidhur me rastin, është identifikuar edhe vendi ku dyshohet se kanë qëndruar migrantët, si dhe janë hasur edhe 6 persona/migrantë tjerë nga India të cilët nuk kishin asnjë dokument me vete. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të PK-së, me ç’rast migrantët, dy vozitësit dhe një person tjetër i dyshuar janë dërguar në DRK –Lindje dhe të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit nga PTH-Ferizaj”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...