Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se salla “Marjan Kozina” e Filharmonisë së Sllovenisë sonte frymoi në gjuhën shqipe.
Me anë të një postimi në Facebook ai tha se zëri i Korit të Filharmonisë së Kosovës, me një program të veçantë me përmbajtje kryesisht veprash shqipe me emra si Antoni, Rudi, Mengjiqi, Jashari, Tole dhe Syla, kumboi fuqishëm nën dirigjimin e maestro Baki Jasharit.
“Jashari ka kaluar më shumë se 20 vjet jetë me veprimtari muzikore në Slloveni. Rikthimi i tij në Lubjanë, sa ishte emocionues, aq ishte edhe mbyllje e një cikli të karrierës së jashtëzakonshme prej dirigjenti pas pensionimit të tij këtë vit.”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri Kurti theksoi se pas koncertit, në një pritje të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës, takuan diplomatë të shumtë, komunitet shqiptar që jetojnë në Slloveni, dhe miq e dashamirë të Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pe...
Kurti me video nga vetura thirrje mërgatës: Regjistrohuni pë...
Moti i keq përfshin Shqipërinë
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti v...
Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim ng...