Feronikeli ’74 ka vazhduar ecurinë e rezultateve pozitive, kësaj radhe skuadra nga Drenasi mposhti Prishtinën me rezultat minimal 1-0 në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës.
Vendasit realizuan për 1-0 në minutën e 22-të me anë të sulmuesit Ioannidis, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat. Teksa Nikli shënoi edhe njëherë tjetër në gjymsëpjesën tjetër, mirëpo ky gol u anulua nga VAR-i.
Deri në fund Prishtina u mundua ta barazojë rezultatin por pa ia arritur dot.
Kështu, Nikli arkëtoi tre pikë të mëdha në luftë për mbijetesë, tashmë ata kanë 10 sosh dhe janë shtatë pikë larg zonën së barazhit.
Kurse Prishtina bën një hap fals drejt vendeve që dërgojnë në Evropë dhe mbetet e katërta me 26 pikë./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...