FC Shkupi ka zyrtarizuar në postin e Drejtorit gjeneral – (CEO i klubit), Aykut Turan, njofton Telegrafi. Turan, është një figurë shumë e afërt me presidentin aktual të klubit, Yasin Konyali, i cili ka marrë besimin e plotë për ndërtimin e ekipit për pjesën pranverore të sezonit 2024/25.
Në realizimin e planeve Turan krah të djathtë do ta ketë Drejtorin Sportiv, Nderim Nexhipi, një emër i njohur për futbollin në Maqedoni dhe më gjerë, i cili gëzon respekt të madh brenda komunitetit sportiv dhe posaçërisht te tifozët e FC Shkupit.
Turan është me origjinë nga Kosova dhë është emër i njohur në futbollin turk, ku më parë ka pasur përvojë me klube si Menemenspor, Altınordu, Bursaspor dhe Adanademirspor. Ai ka qenë i angazhuar në zhvillimin e lojtarëve të rinj, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë karrierën e tyre futbollistike. FC Shkupi është klubi i parë ku ai do të punojë jashtë Turqisë.
Shkupi ka paralajmëruar përforcime të rëndësishme gjatë merkatos dimërore për të përmirësuar imazhin e tij dhe për të garuar me sukses në sezonin pranveror. Kjo vjen pas një gjysmë sezoni vjeshtor zhgënjyes, ku Shkupi përfundoi në pozitën e 6-të në tabelë me 22 pikë dhe u eliminua nga Kupa e Maqedonisë së Veriut.
Me emërimin e Aykut Turan dhe Drejtorit Sportiv Nderim Nexhipi, FC Shkupi shpreson të ndërtojë një ekip konkurrues që të rikthehet në majat e futbollit vendor.
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...