Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka bërë një thirrje emocionuese përmes llogarisë së saj sociale, duke treguar dashurinë dhe respektin për artisten e njohur Parashqevi Simaku, e cila ka prekur zemrat e publikut me zërin e saj unik ndër vite.
Në postimin e saj, Shkurte Fejza shprehet: “Kështu e kujtoj Parashqevi Simakun dhe dua ta shoh të lumtur dhe të kthyer në jetë. Të bëjmë diçka për të, nëse është e vërtetë ajo që shkruhet në media. Të organizojmë një koncert të madh dedikuar Parasqevi Simakut.”
Kujtojmë se në një video e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ka ngritur dyshime se një grua e cila flet në një intervistë të shkurtër për kanalin amerikan “ABC7”, mund të jetë këngëtarja ikonike Parashqevi Simaku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në këto pamje shihet një grua e cila flet për ndihmat sociale amerikane duke thënë se “na mbajnë gjallë”, ndërsa emrin e vendosur në strishë e ka “Simaku Nohfe”.
Thirrja e Shkurte Fejzës ka ngjallur reagime të shumta pozitive në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës shprehen të gatshëm për të mbështetur një nismë të tillë dhe për të rikthyer shkëlqimin e dikurshëm të një prej zërave më të fuqishëm të muzikës shqiptare./Arbresh.info/
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...