Presidentja e vendit Vjosa Osmani e cila aktualisht po qëndron në Washington është takuar me kongresistin republikan Tim Burchett.
Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se në qendër të bisedës Burchett ishte rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, si një nga prioritetet kryesore për të avancuar marrëdhëniet mes dy shteteve.
“U dakorduam se investimet dhe krijimi i lidhjeve ekonomike të qëndrueshme janë rruga e duhur përpara, jo vetëm për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, por edhe për të forcuar miqësinë dhe partneritetin afatgjatë midis dy vendeve”, ka thënë Osmani.
Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në ShBA nga dita e djeshme, dhe ka zhvilluar një mori takimesh me politikanë atje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...