Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese shumicën e ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës, në seancën e 5 dhjetorit. Prej 20 ligjeve, PDK i ka çuar në Gjykatën Kushtetuese 16 ligje, 15 prej të cilave kontestohet procedura ndërsa për njërin ligj kontestohet përmbajtja.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri thënë se Ligjin për Byronë e kontestojnë në përmbajtje derisa ligjet tjera për shkak të mosrespektimit të procedurave për miratim në Kuvendin e Kosovës
Tahiri, pasi e ka dorëzuar lëndën në gjykatë, ka theksuar se seanca e 5 dhjetorit përcaktoi standard tepër të dëmshëm.
“Seanca e 5 dhjetorit ka përcaktuar një standard jashtëzakonisht të dëmshëm. Kanë vendosur një rekord të zi parlamentar jo vetëm në Kosovë, në rajon, por dhe në Evropë”, ka thënë Tahiri para mediave.
“Nuk mund të gjeni në ndonjë vend ku dhunohet kushtetutshmëria dhe rregullorja e Kuvendit”, ka thënë ai.
“Më bën përshtypje për të keq qysh Kryetari i Kuvendit arrin me shkel rregulloren në mënyrë kaq flagrante për të na e pamundësuar pjesëmarrjen në seancë”, ka deklaruar Tahiri./BetimipërDrejtësi
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...