Janë arrestuar tre persona në Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, është bërë edhe bastisja e shtëpive, e njërit të dyshuar gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 247.7 gram, një peshore digjitale.
“Rr. Naser Kastrati, Prishtinë 12.12.2024, 18:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 0.3 gram, një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 50 gram, një telefon Iphone si dhe para të gatshme në vlerë rreth 1600 euro. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja e shtëpive, e njërit të dyshuar gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 247.7 gram, një peshore digjitale. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...