Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Zagreb të Kroacisë për vizitë zyrtare.
Në Zagreb, kryeministri Albin Kurti do të pritet nga kryeministi kroat, Andrej Plenkoviq në orën 10:10.
Nga ora 10:30 të dy kyeministrat do të zhvillojnë një takim së bashku me delegacionet e tyre.
Në orën 11:40, kryeministri kosovar Kurti dhe homologu i tij kroat, Plenkoviq do të deklarohen ëër media.
Më pas kryeministri Kurti do të marrë pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik Kroaci-Kosovë, ku pjesë e këtij forumi janë 30 biznese nga Kosova. Kjo është hera e dytë që mbahet një forum i këtij niveli në Zagreb.
Ndërkaq, pasdite në orën 15:20 kryeministri Albin Kurti do të pritet në Presidencën kroate, nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq.
I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti takimet në kryeqytetin kroat do t’i përmbyllë në Kuvendin e Kroacisë ku do të takohet me krytarin e këtij kuvendi, Goran Jadrokoviq.
Pjesë e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.
Pas Kroacisë, kryeministri Kurti udhëton për në Slloveni./rtk
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës