Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro ka shpërndarë artikullin e mediumit britanik “Travel News” e cila ka përshkruar bukuritë e Shqipërisë përmes inteligjencës artificiale.
Përmes një postimi në Facebook, Kumbaro ka thënë se numri i vizitorëve nga Anglia po rritet ku vetëm nga janari deri në nëntor, Shqipërinë e kanë vizituar 310 mijë britanik.
“Edhe Inteligjenca Artificiale të sjell në Shqipëri. Media britanike “Travel News”, përmes këtij artikulli dedikuar destinacioneve të pushimeve 2025 sipas Inteligjencës Artificiale , përshkruan bukuritë e rivierës sonë si vendi për t’u vizituar vitin e ardhshëm. Ndërkohë vizitorët nga Anglia vijojnë të rriten me shpejtësi vit pas viti, duke u kthyer në lajmëtarët më të mirë të ofertës turistike shqiptare, teksa nga janari në nëntor të këtij viti kemi mirëpritur 310 mijë vizitorë britanikë, ose +41% krahasuar me vjet”, ka shkruar Kumbaro./Arbresh.info
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të n...
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?